“MEQËNËSE DO IKI, MUND TË RRI PAK?” Luizi ka një kërkesë për Kiarën, moderatorja e… – AlpeGossip
“MEQËNËSE DO IKI, MUND TË RRI PAK?” Luizi ka një kërkesë për Kiarën, moderatorja e…

“MEQËNËSE DO IKI, MUND TË RRI PAK?” Luizi ka një kërkesë për Kiarën, moderatorja e…

Mbrëmjen e sotme është spektakli i madh i “Big Brother VIP2”, ku publiku po pret me padurim të marrë vesh se kush do të eliminohet nga katër banorët që janë në nominim.

Kiara Tito, Dea Mishel, Mikela Pupa dhe Luiz Ejlli dolën më pak të preferuarit të martën mbrëma, e si pasojë u dërguan menjëherë në nominim.

Ndërkohë këngëtari i njohur mendon se ai mund të dalë sot nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke qenë se gjatë mbrëmjes së të martës pati disa deklarata kontradiktore në lidhje me sëmundjen e tij.

Mbrëmë gjatë një bisede me Kiarën, Luizi i ka thënë nëse mund t’i qëndronte pranë, pasi mund të eliminohet sonte. Por moderatorja e njohur e ka refuzuar duke i thënë se ishte e lodhur dhe donte të pushonte.

Artisti vendosi që të respektonte përgjigjen e Kiarës dhe u largua menjëherë nga krevati i saj.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Meqenëse nesër mund të iki, rrimë pak?

Kiara: Udhëro?

Luizi: Meqenëse nesër mund të iki, me shumë gjasa, të rri pak?

Kiara: Jo, do fle gjumë se jam shumë e lodhur