“10 VITE MARTESË, 15 VITE DASHURI”/ Ermal Mamaqi dhe Ami festojnë përvjetorin, ja urimi me fjalët romatike për njeri-tjetrin (FOTO) – AlpeGossip
“10 VITE MARTESË, 15 VITE DASHURI”/ Ermal Mamaqi dhe Ami festojnë përvjetorin, ja urimi me fjalët romatike për njeri-tjetrin (FOTO)

“10 VITE MARTESË, 15 VITE DASHURI”/ Ermal Mamaqi dhe Ami festojnë përvjetorin, ja urimi me fjalët romatike për njeri-tjetrin (FOTO)

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska ditën e djeshme festuan 10-vjetorin e martesës së tyre. Këtë detaj e ka zbuluar aktori i njohur i humorit, me anë të një postimi në llogarinë e tij.

“10Vjet Martesë… 15Vite Dashuri…Të dua si atëherë @amardatoska”-shkruan këngëtari.

Ermali ka publikuar një foto të Amardës, duke zbuluar dhe ambientin romantik në të cilin feston sot dyshja mes qirinjve, luleve dhe pamjes së detit.

Më pas edhe moderatorja bukuroshe ka postuar foto së bashku në një darkë romnatike në këtë përvjetor të cilën e ka shoqëruar me fjalët më romantike për bashkëshortin e saj.

“Si sot 10 vite më parë u betuam në altar për dashurinë @ermalmamaqiofficial ❤! Jemi dashuruar, rritur, argëtuar bashkë. Kemi përjetuar sfidat dhe sukseset bashke në çdo hap. Sot kemi 2 mrekullitë tona Sia & Joel ❤❤.

Jemi të qartë për çfare na pret 10-vjeçarin tjetër…ndaj jemi me shpirtin plot! Të dua njësoj @ermalmamaqiofficial Me ty përjetë!!!
(S’kam ku shkoj pa @amievent_official 🙈 …Surprize këtë herë nga #mylove dhe shijokan shume këto surprizat në fakt).

Amarda dhe Ermali kanë ndarë shpeshherë momente të ndryshme me fëmijët e tyre, Joel dhe Sia, duke zbuluar përditshmërinë dhe gjithë emocionet e bukura që kalojnë së bashku nga dita në ditë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri