LARG SHTËPISË/ Kledi Kadiun e merr malli për dy vajzat e familjes (FOTO) – AlpeGossip
LARG SHTËPISË/ Kledi Kadiun e merr malli për dy vajzat e familjes (FOTO)

LARG SHTËPISË/ Kledi Kadiun e merr malli për dy vajzat e familjes (FOTO)

Pak javë më parë, balerini me origjinë shqiptare Kledi Kadiu i dha fund beqarisë dhe lidhi kurorë me partneren e tij 18 vjet më e re, Charlotte Lazzari.

Mesa duket Kledi është larguar nga shtëpia për shkak të arsyeve profesionale dhe i mungon e shoqja dhe e bija. Në një foto të publikuar në profilin e tij në “Instagram”, ai shfaq Charlotte-n dhe të bijën, foto e shkëputur gjatë pushimeve të tyre.

“Më mungoni shumë” – shkruan krahas fotos së postuar Kledi Kadiu.

Largësia do të bëhet edhe më e vështirë pasi Kledi do të jetë në sezonin e ri televiziv pjesë e spekatiklit “Dance with me”, e do i duhet të udhëtojë çdo javë në Shqipëri.