Këngëtarja shqiptare filmohet duke kërcyer tek tubi në një strip club (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare filmohet duke kërcyer tek tubi në një strip club (FOTO+VIDEO)

Këngëtarja shqiptare filmohet duke kërcyer tek tubi në një strip club (FOTO+VIDEO)

Këngëtarja e hitit “Mos u nal”, Baby G po bën shumë bujë kohët e fundit si me videoklipet e saj ashtu edhe me postimet në rrjete sociale. Pas setit fotografik ku shfaqej me robdeshambër dhe peshqir, Baby G këtë herë po përgatitet për të sjellë një klip. Emisioni “Elite show”, ka filmuar këngëtaren teksa xhiron skenat e videoklipit të ri në një strip club.

Nga pamjet duket se Baby G do të vijë shumë seksi me këtë klip teksa shfaqet duke kërcyer tek tubi e veshur me një body gri me xixa dhe flokët bjonde kaçurrela.

Këngëtarja nuk ka zbuluar më shumë mbi klipin, as titullin dhe as datën e publikimit, por janë dashur vetëm këto pamje që të nxitet kureshtja e publikut. Ndiqni në videon më poshtë pak nga kërcimi i Baby  G.