3 MUAJ PAS LINDJES SË DJALIT/ Princ Harry flet për fëmijën e dytë – AlpeGossip
3 MUAJ PAS LINDJES SË DJALIT/ Princ Harry flet për fëmijën e dytë

3 MUAJ PAS LINDJES SË DJALIT/ Princ Harry flet për fëmijën e dytë

3 muaj më parë çifti i njohur mbretëror, Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin Archie. Ata kanë publikuar vazhdimisht foto me djalin të cilit i kanë zbuluar edhe portretin dhe madje në daljet e saj publike Meghan shpesh herë ka qenë nën shoqërinë e tij.

Siç tregojnë burimet pranë tyre, dyshja është shumë protektive ndaj vogëlushit dhe kujdesen që atij mos t’i mungojë asgjë.  Siç duket, Archie  u ka ndryshuar jetën dhe së fundmi Princ Harry ka zbuluar se ai dhe Meghan janë gati për një fëmijë të dytë.

Sipas tij, ai dhe Meghan kanë rënë dakord që të kenë gjithsej dy fëmijë dhe me humor ka thënë që këtë vendim e kanë marr për të mbrojtur mjedisin.