Shumë vite pas lindjes, Zamira Kita pranon atë që gratë shqiptare s’para e thonë: Kalova në… – AlpeGossip
Shumë vite pas lindjes, Zamira Kita pranon atë që gratë shqiptare s’para e thonë: Kalova në…

Shumë vite pas lindjes, Zamira Kita pranon atë që gratë shqiptare s’para e thonë: Kalova në…

Si asnjëherë më parë, Zamira Kita e ftuar me të bijën, Enirën, tek “Rudina” tregoi se nuk kishte qenë e lehtë për të, të bëhej nënë. Jo vetëm për shkaqe shëndetësore gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes.

“Nuk e kam thënë kurrë më parë, po pas lindjes unë përjetova një depresion të thellë. Për 40 ditë isha shumë keq. Familja ime dhe e Benit menduan që kaq ishte, që do vdisja, që s`do kujdesesha dot për vajzën. Po kaloi shpejt. Kërkova ndihmë. Shkova në disa mjekë. Fillova pastaj të nxjerr ato që i kisha qëndisur, rrobat e bukura, fillova ta shijoja tamam. Po falë zotit në ditët që nuk isha mirë kisha vjehërën, mamanë, kunatën të cilat u kujdesën për vajzën”, rrëfehu Zamira. Kjo është një histori që nuk e kemi dëgjuar shpesh pasi shumë femra nuk e pranojnë, ama disa personazhe të huaj e pranojnë hapur dhe duhet të themi bravo për guximin.