NUK I NJOHIM AKOMA/ Fëmijët e Vipa-ve që nuk i kemi parë ende: Nga Ajka e Besit tek …(FOTO) – AlpeGossip
NUK I NJOHIM AKOMA/ Fëmijët e Vipa-ve që nuk i kemi parë ende: Nga Ajka e Besit tek …(FOTO)

NUK I NJOHIM AKOMA/ Fëmijët e Vipa-ve që nuk i kemi parë ende: Nga Ajka e Besit tek …(FOTO)

Disa prej personazhëve të njohura të ekranit dhe pse kanë një famë shumë të madhe kanë zgjedhur të fshehin fëmijët e tyre, duke mos i ekspozuar në media.

Këtë sezon veror pamë që disa prej artistëve i dhanë fund kuriozitetit tonë duke publikuar për herë të parë foto në rrjetet sociale me fëmijët siç ishte moderatorja Rudina Magjistari, Xhemi, Valbona Selimllari

Ne ju njohim me disa prej vipave që nuk “dorëzohen” edhe fshehin imazhin e fëmijëve.

Alketa Vejsiu

Moderatorja edhe pse është shumë aktive në rrjetet sociale ajo nuk ka publikuar asnjëherë foto të fëmijëve, duke u shprehur se dëshiron të mos i përfshijë ata në botën e medias dhe duke i lënë të shijojnë fëmijërinë.

Arbana Osmani

Ajo është nënë e një djali 4 vjeçar të quajtur Jon. Moderatorja publikon foto të ndryshme në rrjetin social “Instagram” por nuk ia zbulon asnjëherë fytyrën.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Çifti prej tre muajsh janë bërë prindër të një vajze të quajtur Ajka por ata nuk kanë deklaruar se janë shumë supersticioz dhe kanë frikë nga syri i keq,dhe kjo është arsyeja pse ne nuk e kemi parë akoma vogëlushen.

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska

Pas Joelit çifti u bekua me një vajzë që e pagëzuan me emrin Sia por kësaj here ata morën një vendim të rëndësishëm duke mos e ekspozuar vogëlushen në media. Ndërsa Joelin e shohim gjithmonë në rrjetet sociale.

Eno Popi

Gazetari i njohur u bë babai një vajze të quajtur Liv. Eno është shumë strikt përsa i përket jetës private duke mos publikuar asnjë foto të vogëlushes.

/AlpeNews.al