Pas një pauze relativisht të gjatë, dy ditë më parë Fjolla Morina iu rikthye profesionit të saj.
Këngëtarja ka publikuar këngën më të re, e cila është duet me reperin Nushi. Mesa duket pas kësaj pause, Fjolla është kthyer fuqishëm, pasi kënga në më pak se 48 orë ka arritur 1 milion klikime në platformën Youtube.
Këtë sukses, Fjolla e e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk ka hezituar as të “thumbojë”. Këngëtarja ndër të tjera shprehet se nuk duhen veç lekë me bërë hite.
“Ju kom tregu me kohë që jam Nana. Tjera herë më easy mos e merrni malin se per 3 minuta jau djegim komplet verën, duhet edhe guximi nganjëherë me bërë hite jo veç paret e për dallim prej juve neve na kanë ra hise krejtë e jona është vera,”- ka shkruar Fjolla.
Ju kujtojmë që disa kohë më parë, Fjolla Morina i dha fund martesës së saj me biznesmenin Fisnik Syla. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.
“Nuk kam koment. As i kam dëgjuar këto gjëra deklaratat e Fjollës dhe as nuk merrem fare me këto gjëra. Kur je në lidhje me dikë i thua shpirt, zemër, jetë por kur ndahesh nis e shan. Të gjithë mund ta bëjnë këtë gjë. Unë nuk jam ashtu njeriu dhe nuk shaj dikë të cilin dikur kam ngrënë, pirë e qëndruar me të. Ka mbaruar dhe kaq.”– u shpreh ai.