“O MRETI I MAMËS TI, U BËNË…”/ Klea Huta i dedikon fjalë të ngrohta të voglit të saj në 3 mujorin e lindjes (FOTO) – AlpeGossip
“O MRETI I MAMËS TI, U BËNË…”/ Klea Huta i dedikon fjalë të ngrohta të voglit të saj në 3 mujorin e lindjes (FOTO)

“O MRETI I MAMËS TI, U BËNË…”/ Klea Huta i dedikon fjalë të ngrohta të voglit të saj në 3 mujorin e lindjes (FOTO)

Krid mbush 3 muaj sot dhe mami Klea ndihet në qiellin e shtatë që prej ditës së parë që ai i fali titullin nënë.

Moderatorja ka publikuar sot një foto me rastin e 3-mujorit, dhe disa fjalë të përzemërta që e shoqërojnë postimin e saj të ëmbël.

“O mreti i mamës ti, u bënë 3 muaj që ma ke shkrirë zemrën o era ime e mirë. Më ke ndryshuar si njeri. Po shkalloj për ty, edhe 100 dashuri! Ta puth mami këmbën e vogël, sa të postoj këtë foto! Të dua Krid!”, shkruan Klea.

Moderatorja Klea Huta dhe producenti Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë në muajin qershor të këtij viti.

Çifti u bekua me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Krid dhe tashmë, i vogli është kthyer në personazhin kryesor të jetës së tyre.

Familja bëri disa ditë pushime në gusht, të parat të tre, dhe pamjet e ëmbla nuk munguan në rrjetet sociale.