“JAM KRENARE PËR TY”/ Mesazhi që i dedikon Rita Ora të ëmës… (FOTO) – AlpeGossip
“JAM KRENARE PËR TY”/ Mesazhi që i dedikon Rita Ora të ëmës… (FOTO)

“JAM KRENARE PËR TY”/ Mesazhi që i dedikon Rita Ora të ëmës… (FOTO)

Këngëtarja Rita Ora tregoi së fundmi arsyen për të cilën nëna e saj Vera, e ka bërë të ndihet sërish krenare.

Nëna e këngëtares së njohur shqiptare është bërë pjesë e fushatës “Bëhu zëri im”, që ka si qëllim të ndihmojë gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Shumë krenare me ty që përdor njohurinë dhe edukimin t’i ndihmosh gratë që kanë qenë viktima të dhunës seksuale në luftë dhe ato që kanë qenë me më pak fat duke mos pasur qasje në këtë kujdes. E mrekullueshme të shohësh gjithë këto gra të mrekullueshme së bashku duke punuar në këtë iniciativë”, shkruan Rita mes tjerash në postimin e bërë në “Instagram”.