FLET HAPUR PËR KOMPLEKSET FIZIKE/ Aulona Musta “Dua të bëj… (Foto) – AlpeGossip
FLET HAPUR PËR KOMPLEKSET FIZIKE/ Aulona Musta “Dua të bëj… (Foto)

FLET HAPUR PËR KOMPLEKSET FIZIKE/ Aulona Musta “Dua të bëj… (Foto)

Moderatorja Aulona Musta i ka surprizuar të gjithë teksa ka shprehur dëshirën për të ndryshuar hundën dhe gjoksin. Ajo ka thënë që janë të vetmet gjëra që do të bënte operacion.

Aulona Musta është një nga personat më pa komplekse të showbizit shqiptar. Ajo është një nga moderatoret që shfaqet pothuajse gjithmonë pa make-up (përveç pjesës së ekranit), dhe madje i pranon hapur të gjitha defektet në trupin e saj.

Aulona, madje edhe kur e kanë ofenduar për nishanet që ka në trup e ka marrë me sportivitet dhe sërish i ka ekspozuar pa asnjë pikë kompleksi. Mirëpo pavarsisht trupit të tonifikuar dhe krenarisë që ka gjithmonë për veten e saj, moderatorja paska nja dy gjëra që ka dëshirë t’i ndryshojë.

Teksa u përgjigjej ndjekësve në rrjetet sociale me pyetje të drejtpërdrejta, ajo ka folur rreth vetëbesimit që ka.