"THE ELLEN DEGENERES SHOW" DO TË MBYLLET? Moderatorja sqaron arsyet e këtij vendimi (FOTO) - AlpeGossip
“THE ELLEN DEGENERES SHOW” DO TË MBYLLET? Moderatorja sqaron arsyet e këtij vendimi (FOTO)

“THE ELLEN DEGENERES SHOW” DO TË MBYLLET? Moderatorja sqaron arsyet e këtij vendimi (FOTO)

Emisioni “The Ellen Degeneres Show” mund të përfundojë transmetimin brenda disa vitesh! Në një intervistë me “The Neë York Times”, moderatorja e emisionit Ellen DeGeneres tregoi kontrata e emisionit përfundon në vitin 2020 dhe është në dyshime nëse duhet ta rinovojë. Ellen sqaroi se vëllai i saj është mbështetësi kryesor i saj, ndërsa e shoqja Portia De Rossi mendon se ka ardhur momenti që ajo të tërhiqet.

“Portia inatoset me tim vëlla kur ai më thotë se televizioni ka nevojë për pozitivitetin tim.” – u shpreh Ellen.

Mirëpo bashkëshortja e saj, me të cilën është martuar në vitin 2008, e mbrojti menjëherë idenë e saj dhe tha: “Unë mendoj se ajo është një aktore brilante dhe emisioni i rrëmben të gjithë kreativitetin. Ka 1000 gjëra të tjera që ajo mund të bëjë. Mbylljen e emisionit nuk e shoh si fundin e karrierës së saj në televizion”.

Duket se DeGeneres e pëlqeu shumë këtë ide, pasi theksoi se do të pëlqente shumë të ishte pjesë e një filmi!