ÇUDIRAT NUK KANË FUND/ Këngëtarja e famshme nxjerr në shitje lotët për shumën marramendëse – AlpeGossip
ÇUDIRAT NUK KANË FUND/ Këngëtarja e famshme nxjerr në shitje lotët për shumën marramendëse

ÇUDIRAT NUK KANË FUND/ Këngëtarja e famshme nxjerr në shitje lotët për shumën marramendëse

Autografët dhe selfiet janë bërë tepër të zakonshme që t’i marrim dhuratë nga personazhet VIP, por nuk kishim dëgjuar kurrë për lotët… Noah Cyrus, motra e Miley Cyrus sapo ka nxjerrë në shitje lotët e saj.

Fillimisht ajo nxorri bluze dhe T-shirt me printe lotësh në shitje në PizzaSlime.com. , ndërsa tani ajo ka nxjerrë në shitje lotët e saj. Fansat do të kenë mundësi të blejnë lotët që Noah ka derdhur. Lotët janë në shitje për 12,000 dollarë, blerësit me fat mund të marrin afërsisht 12 lot trishtimi të Noah-s.

Faqja e shitjeve paralajmëron konsumatorët se është një bashkëpunim i kufizuar që është në dispozicion vetëm për 48 orë.

“Plehra e një personi është thesari i një personi tjetër” – shkruan Noah në Instagram ku promovon mallin e saj.

Sipas teorive lotët mund të jenë ato që ajo derdhur pas ndarjes nga i dashuri. Ajo ishte e lidhur me reperin Lil Xan dhe ndarjen duket se Noah e ka përjetuar keq dhe ka derdhur lotë me shumicë, sa për të shitur.

Ose ndoshta kjo fushatë është vetëm vazhdim mbështetës i këngës së saj “Make Me Cry”.

Çfarëdo që të jetë, një gjë është e sigurtë, Noah vodhi vëmendjen e të gjithë konsumatorëve.