SEZONI I SURPRIZAVE/ Përveç Besit dhe Erionit, moderatorja e njohur i bashkohet “Të dielës shqiptare” (FOTO) – AlpeGossip
SEZONI I SURPRIZAVE/ Përveç Besit dhe Erionit, moderatorja e njohur i bashkohet “Të dielës shqiptare” (FOTO)

SEZONI I SURPRIZAVE/ Përveç Besit dhe Erionit, moderatorja e njohur i bashkohet “Të dielës shqiptare” (FOTO)

Pas një konflikti me drejtuesit dhe largimit nga “Digitalb”, moderatoren e njohur Bora Zemanin do ta shohim shumë shpejt në Tv Klan, në emisionin ‘E diela shqiptare.’ Mesa duket pas Bes Kallakut, Erion Isait dhe ‘Kimikatit’, tashmë edhe moderatorja i është bashkuar stafit.

Këtë lajm e ka dhënë vetë Bora pak më parë në profilin e saj në Instagram. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në studion e spektaklit, krah moderatorit Ardit Gjebrea.

“Uau çfarë mikpritjeje! E lumtur pafund dhe mezi po pres të fillojmë në datë… Edhe pak fare.”- ka shkruar Bora në postim.