I HYRI PIERCING NË TRUP/ Ja rreziku që do e shoqërojë kamarieren (FOTO) – AlpeGossip
I HYRI PIERCING NË TRUP/ Ja rreziku që do e shoqërojë kamarieren (FOTO)

I HYRI PIERCING NË TRUP/ Ja rreziku që do e shoqërojë kamarieren (FOTO)

Një kamariere ka folur për rrezikun e dy “pirsing” që i hynë në lëkurë dhe i humbën në trup. Taila Miller kishte bërë tre shpime, dy në kraharor dhe një në qafë.

Pirsing-u që kishte në qafë filloi ti nxirrte gjak vazhdimisht dhe artisti i cili i bëri shpimet ia mbuloi me një leukoplast.

Edhe pse i lante me ujë të kripur e ndërronte leukoplastin, 20-vjeçarja kishte dhimbje të vazhdueshme në qafë dhe kraharor.

Taila vuri re se pirsingu në qafë i kishte hyrë brenda në lëkurë dhe shkoi me urgjencë në spital. Ajo duhet të qëndrontë gjithë natën derisa mjekët ia hoqën me kirurgji teksa ishte në anestezi totale.

Mjekët i thanë Taila Miller se rrezikonte helmimin e gjakut dhe ndoshta nuk do të jetë në gjendje që të ushqejë me gji fëmijët e saj në të ardhmen.

Fakti që u përball me këtë rrezik ka bërë Tailën që të heqë dorë përgjithmonë nga shpimet në trup.