NGA PLANET PËR MARTESË TE LIDHJA ME FAMILJEN/ Olsi Bylyku i rrëfen të gjitha – AlpeGossip
NGA PLANET PËR MARTESË TE LIDHJA ME FAMILJEN/ Olsi Bylyku i rrëfen të gjitha

NGA PLANET PËR MARTESË TE LIDHJA ME FAMILJEN/ Olsi Bylyku i rrëfen të gjitha

Prej disa vitesh, Bylyku është në një lidhje dashurie me këngëtaren Egli Tako. Olsi zbuloi se bashkëmoshatarët e kanë paragjykuar që në një moshë të re (aktualisht 23 vjeç) ndërtoi një lidhej serioze.

“Ka shumë njerëz që thonë ti mund të kalosh ato përvojat e tuja, dhe pastaj të krijosh një lidhje se je i pjekur. Ne këtë se’e kemi në dorë. Mund të biesh në dashuri 15, 16, 17, 18 vjeç.

Unë dhe Egli u dashuruam që herën e parë që u njohëm dhe sot e kësaj dite asnjëherë nuk më mërzitet si njeri. Pres që të mbaroj angazhimet e mia që të rri me të. Pres me kënaqësinë më të madhe që të krijoj familje me të dhe një dasëm, se një dasëm na duhet”,- u shpreh Olsi.

Ai gjithashtu tregoi lidhjen me familjen e tij. Humoristi, nuk e quan veten “selfmade”, pasi sipas tij , ai gjithmonë ka pasur mbështetjen e familjes.
I ftuar te “Jeto me Orën”, ai u përlot kur pa një videomesazh nga babai i tij, për të cilin gjithmonë ka shprehur se e ka pikë të dobët.

Deri dje thoje që ‘jam djali i Hajriut’, sot kanë ndryshuar rolet, ne themi që ‘jemi prindërit e Olsit’”,- tha ndër të tjera babai i këngëtarit.

I përlotur dhe shumë i emocionuar, Olsi tha se kjo ishte një surprizë që nuk e priste, pasi babai i tij nuk del në ekran.