VËMËNDJA TEK ÇIFTET! Mos ndoshta duhet të veproni ndryshe në shtrat? – AlpeGossip
VËMËNDJA TEK ÇIFTET! Mos ndoshta duhet të veproni ndryshe në shtrat?

VËMËNDJA TEK ÇIFTET! Mos ndoshta duhet të veproni ndryshe në shtrat?

Në rast se lista më poshtë ju duket shumë familjare, me siguri po! Duhet të ndryshoni strategji dhe pozicione.

Po bëni diçka që e keni parë në një film, por që në fakt është shumë i parehatshëm

Po, nga televizori dukej një mrekulli, por nëse nuk po i ndjeni më këmbët, atëherë ndoshta duhet të ndërroni pozicion.

Po zgjidhni pozicionin që ju bën të dukeni më e dobët

Fillimisht, kjo do t’ju shpërqëndrojë dhe do t’ju largojë eksitimin. Nëse nuk po e bëni me dikë që mendon se jeni sexy në të gjitha pozicionet, atëherë problemi është diku tjetër. Hiqni dorë nga fiksime të tilla!

Nuk jeni e eksituar

Sigurisht që ka diçka që nuk shkon në këtë mes! Ndoshta pikërisht pozicioni.

Po përpiqeni të mos prishni flokët

Që na kthen në pikën 2. Supozohet të jesh duke bërë seks intensiv dhe këtë nuk e bën dot nëse po vret mendjen për flokët.

Lini gjithmonë partnerin të zgjedhë pozicionin

Zgjidhni një pozicion që ju kënaq ju. Ju sigurojmë që edhe atij do t’i pëlqejë.

Ju shkakton dhembje

Seksi nuk ka pse të jetë i dhimbshëm, vetëm nëse ju e kërkoni vetë të jetë i tillë.

Po bëni kontakt sy më sy me dikë që nuk është partneri juaj

Nëse po shihni komshiun tuaj, atëherë është momenti të ndryshoni pozicion.

Burimi: Cosmopolitan