TASHMË PJESË E DOKUMENTARIT TË LOREDANËS/ Ja çfarë thotë Mozzik: Po më bën për të qarë… – AlpeGossip
TASHMË PJESË E DOKUMENTARIT TË LOREDANËS/ Ja çfarë thotë Mozzik: Po më bën për të qarë…

TASHMË PJESË E DOKUMENTARIT TË LOREDANËS/ Ja çfarë thotë Mozzik: Po më bën për të qarë…

Që Loredana po vinte me një dokumentar kjo dihej prej disa javësh. Mirëpo ishte dilemë nëse do ishte Mozzik pjesë e tij apo jo.

Kjo ka marrë përgjigje ditën e sotme, kur reperja ka shpërndarë me fansat e saj trailerin e dokumentarit, pjesë e të cilit është edhe Mozzik dhe rrjeti po zien.

https://www.instagram.com/p/CH3E7IWFk9l/?utm_source=ig_web_copy_link

Pas fotografive të kapura mat nga paparacët në Kosovë, detajeve që i lidhnin me njëri-tjetrin dhe fotos së Mozzik të shpërndarë nga Loredana në profilin e saj pak javë më parë, kjo është hera e parë që ata konfirmojnë zërat se kanë bërë armëpushim dhe e kanë hedhur të shkuarën pas.

Në videon e shpërndarë prej saj në rrjetet sociale shihen disa nga momentet kulminante të dokumentarit dhe ndër të tjera edhe Mozzik, ku shprehet:

Po më bën për të qarë!

Dokumentar është i ndarë në 4 pjesë dhe pjesa e parë publikohet më 25 nëntor.

Artistja ka treguar se ka punuar 1 vit për këtë dokumentar në bashkëpunim me Spotify dhe ai hedh dritë mbi të gjitha zhvillimet në jetën e saj personale dhe profesionale të këtyre 2 viteve.

Ndërkohë, ajo e mbyll duke thënë se të gjithë menduam se ishte fundit i saj, por në fakt ky është fillimi.

Thjesht nuk është e mundur të shpjegosh 2 vitet e fundit të jetës në një intervistë, por t’i përshkruash ato me foto po. Ky është traileri për dokumentarin tim me katër pjesë që kam xhiruar me Spotify për më shumë se 1 vit. Shumë mendojnë se udhëtimi im tashmë ka mbaruar, por ai sapo ka filluar.

Loredana po ashtu ka përgatitur një album të ri, me të cilin pritet të bëjë bujë të madhe në dhjetor, të titulluar “Medusa”.

Ajo ka publikuar intron e tij, që duket se është një nga pjesët më të rëndësishme dhe të fuqishme të albumit. Reperja rrëfen në intro se “Medusa” flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të, përfshirë edhe raportin me Mozzik.

Deri tani janë publikuar 3 këngët e para të albumit, teksa pjesë e tij është edhe një këngë me Mozzik.