JU PENGON TRISHTIMI? Këto janë disa nga këshilla si të riktheni sërish humorin – AlpeGossip
JU PENGON TRISHTIMI? Këto janë disa nga këshilla si të riktheni sërish humorin

JU PENGON TRISHTIMI? Këto janë disa nga këshilla si të riktheni sërish humorin

Trishtimi ju pengon të jetoni mirë. Ju sigurisht keni të gjithë të drejtën të ndiheni të demoralizuar, por një gjendje e përhershme e vuajtjes nuk është e dobishme. Në fakt, e vërteta është se ju jeni të destinuar të bëni gjëra të mëdha për veten dhe për botën. Eshtë më lehtë të heqësh dorë dhe të qëndrosh në shtrat, se sa të ecësh përpara në një gjendje mbijetese, por tani ke një dhuratë të shkëlqyer në duar. Eshtë dhurata e jetës. Mos e nënvlerësoni atë. Çdo ditë keni mundësinë për të gjetur lumturinë. Lexoni këtë artikull për të filluar të ndjeheni më mirë për veten dhe jetën tuaj.

Riktheni qetësinë në jetën tuaj

Përqendrohuni te aspektet pozitive. Kur jeta ju sjell sfidë pas sfide, asgjë nuk duket se shkon si duhet. Sidoqoftë, njerëzit shpesh priren të përgjithësojnë shumë sepse e shikojnë botën me filtrin e paragjykimit dhe pesimizmit. E vërteta është, jeta juaj ka ende shumë gjëra pozitive.

Nëse keni miq dhe familje që ju duan, duhet të jeni mirënjohës.

Nëse keni një punë dhe fitoni një pagë që ju ndihmon të paguani faturat, duhet të jeni mirënjohës, edhe nëse nuk është profesioni juaj i ëndrrave.

Renditni gjithçka që shkon si duhet. Ju mund të shkruani gjithçka që ju shkon në mendje dhe që ju duket e përshtatshme për këtë listë. Nëse e keni të vështirë të identifikoni pozitivet në jetën tuaj, filloni duke praktikuar mirënjohjen, madje edhe për gjërat e vogla, dhe bëni një listë.

Puna

Ushqimi

Çatia mbi kokë

Rroba.

Njerëz që të duan

Makina

Shëndeti

Bëni një ditar për gjërat e mira në jetë. Mbajtja e një ditari ka një efekt pozitiv në mirëqenien psikofizike tonën. Kur shkruani të gjitha gjërat e mira që ju ndodhin, do të prireni të mbani mend shumë më tepër prej tyre. Duke filluar të mblidhni të gjitha këto mendime pozitive, ju mund të filloni të ndiheni më mirë, sepse do të mbani mend se në thelb jo gjithçka shkon keq.

Kërkoni ndihmë nga një mik apo mike

Miqtë janë pranë jush edhe në kohërat kur jeta bëhet e vështirë. Ato ju ndihmojnë të mbani mend pse jeni një person i shkëlqyer. Mos harroni se një mik i vërtetë duhet të mendojë se jeni i veçantë. Për të mësuar se si të përqendroheni në anët pozitive, kërkoni që t’ju ndihmojë të dalloni ato. Pasi t’i gjeni, mund të përdorni metodat e tjera të sugjeruara më sipër, të tilla si përpilimi i listave ose shkrimi në ditar.

Pini një filxhan çokollatë. Një pije e nxehtë dhe e shijshme mund t’ju japë komoditetin që ju nevojitet në kohë të vështira. Pasi të relaksoheni, do të ndiheni pak më mirë.

Përkëdhelni një kafshë për disa minuta. Sipas studimeve, kjo është shumë e dobishme për shëndetin. Lufton stresin, dhe ul tensionin e gjakut.

Gjeni një hobi të ri. Nëse nuk jeni të interesuar për argëtimet tuaja të kaluara, është koha të gjeni një tjetër.

Dëgjimi i muzikës. Njerëzit e trishtuar priren të zgjedhin muzikë dëshpëruese. Shmangeni atë, pasi kjo do t’ju bëjë të ndiheni më keq. Sipas studimeve, dëgjimi i muzikës ritmike mund të jetë i mirë për gjendjen shpirtërore.