Pas Eugentit, moderatorja e Eurovision ‘gjuan’ plakun serb: Do martohesh me mua? – AlpeGossip
Pas Eugentit, moderatorja e Eurovision ‘gjuan’ plakun serb: Do martohesh me mua?

Pas Eugentit, moderatorja e Eurovision ‘gjuan’ plakun serb: Do martohesh me mua?

Një prej moderatoreve të Eurovision, Filamonela Cautela i është bashkuar ekipit të Serbisë menjëherë pas performancës për ti përgëzuar. E njohur për natyrën e saj të clirët, ajo mbeti pa fjalë kur dy prej djemve të grupit Balkanika iu afruan duke i dhuruar puthje në faqe, por tregoi hapur se donte më të vjetrin prej tyre dhe i propozoi martesë publikisht. Këto janë skena humori që krijon moderatorja vazhdimisht.

Pjesë nga biseda

Filamonela: Pse je kaq pranë?

Balkanika: Se kam rënë në dashuri me ty.

Filamonela: Kjo ishte kaq e bukur. Por jam e dashuruar me këtë njeri special në delegacionin tuaj. Profesor, mund të martohemi?

Balkanika: Po.

Filamonela: O zot. Ky është burri im tani.

Kujtojmë se në gjysmëfinalen e parë kur performoi Shqipëria, ajo komplimentoi Eugentin për tatuazhet e shumta dhe i kërkoi që të bënte emrin e saj në zemër.