“ÇFARË I KA NDODHUR FYTYRËS TËNDE?” Pamja e këngëtares shokon fansat (FOTO) – AlpeGossip
“ÇFARË I KA NDODHUR FYTYRËS TËNDE?” Pamja e këngëtares shokon fansat (FOTO)

“ÇFARË I KA NDODHUR FYTYRËS TËNDE?” Pamja e këngëtares shokon fansat (FOTO)

Ajo tha se fytyra e saj ndryshoi shumë gjatë shtatzënisë dhe lindjes së djalit Bear. Por pavarësish sqarimit të saj, fansat pyesin veten se çfarë i ka ndodhur fytyrës së saj, pasi Cheryl u shfaq për herë të parë në televizor që pas ndarjes nga Liam Payne.

Këngëtarja 35-vjeçare u shfaq në “We Are Most Amused and Amazed” për të ndihmuar në festimin e 70-vjetorit të Princit Charles.

Cheryl dukej magjike me fustanin e kuq dhe makijazhin natyral, por fansat aluduan se ajo duket shumë ndryshe dhe për këtë besojnë se mund të ketë bërë ndërhyrje.

Disa nga komentet drejtuar saj janë:

“E pash në klip, por në TV duket më keq, Cheryl çfarë i ke bërë fytyrës”;

“Buza e saj e sipërme nuk lëviz më!”;

 

“Çfarë ka ndodhur me mollëzat e Cheryl?”;

“Sinqerisht nuk e njoha gruan me fustanin e kuq si Cheryl – shumë e trishtë që ka zgjedhur të ndryshojë atë që ishte një fytyrë shumë e bukur”.

Cheryl shkroi pak ditë më parë duke mbrojtur paraqitjen e saj, pasi tha se mungesa e gjumit thjesht i ka fryrë mollëzat.

“I gjithë trupi im, madje edhe fytyra, gjithçka ka ndryshuar pas lindjes së Bear”, tha ajo.