Letër tim shoqi: Ti more pafajsinë e vajzave të mia – AlpeGossip
Letër tim shoqi: Ti more pafajsinë e vajzave të mia

Letër tim shoqi: Ti more pafajsinë e vajzave të mia

Të doja ashtu siç nuk kam dashur kurrë më parë njeri. Mendoja se kisha një jetë perfekte dhe se fëmijët tanë kishin babain më të mirë. Sa gabim e kisha. Ti kishe një jetë sekrete apo jo? Një jetë prej djalli. Një jetë të mbushur me shkatërrim për jetët e fëmijëve tanë.

 Vajzat tona rë adhuronin; ti ishe i preferuari i tyre. Vajza jonë e madhe ishte në klasë të parë e ndërsa dy të tjerat ishin ende të vogla.

Ti më thoje gjithë kohës të dilja me shoqet e mia dhe të kaloja kohë me to. Prokupoheshe se unë isha lodhur dhe gjatë kohës që unë isha në shtëpi më dërgoja foto të tuat dhe vajzave duke qeshur.

E mban mend ditën kur policët erdhën në shtëpi? U zgjova dhe u zverdha në fytyrë sapo pash 2 policët pas teje. Ti më the se ata ishin këtu për fotot e fëmijëve. Gjëja e parë që thash ishte: “Shtëpia është kaq rrëmujë!”

U ngrita dhe pashë një grua police që luante me vajzën tonë të madhe. Kërkuan në të gjithë shtëpinë dhe sekuestruan çdo telefon, kompjuter dhe tablet që kishim. E mban mend si më ke parë në sy atë ditë? Për të më thënë se nuk e kisha unë fajin. E dija që nuk ishte faji im. Një nga oficerat e policisë tha se mund të ketë qenë thjesht një virus kompjuteri.

Ata na thanë se duhet ta mbështesnim njëri tjetrin dhe se për disa muaj do të zgjidhej gjithçka. Mendova se ishte një gabim. Por mesa duket jo. 3 ditë më vonë ti u ngrite dhe më tregove për fotot e vajzave. Të thashë të lije çelësat dhe të ikje nga shtëpia. Ti ike duke qarë. S’isha në gjendje as të dërgoja fëmijët në shkollë. E ndoqa hap pas hapi këtë çështje derisa të arrestuan.

Pastaj policët më thanë se videot e vajzave janë gjetur në telefonin tënd. Mbaj mend se lajmëruan ambulancën për mua. S’merrja dot frymë. S’kisha ndjerë kurrë dhimbje më të madhe. Ti i more pafajsinë e vajzave të mia. Postove video të tyret dhe ua tregove gjithë pedofilave nëpër botë. Vajzat e mia kanë ngrirë në internet dhe ca krijesa të këqija përfitojnë prej tyre.  Kjo më shkatërron.

Do luftoja si luaneshë për to dhe po e bëj. Gjithsesi e vërteta është se jam e shkatërruar dhe arsyeja e vetme që më mban gjallë është nevoja që ato kanë për mua. Dikush duhet t’i mbrojë nga qënie të frikshme si puna jotë, që ishe dhe babai  i tyre.