Pas FOTOS provokuese të Aulonës, Fatma ndez rrjetin me një tjetër pozë edhe më seksi! – AlpeGossip
Pas FOTOS provokuese të Aulonës, Fatma ndez rrjetin me një tjetër pozë edhe më seksi!

Pas FOTOS provokuese të Aulonës, Fatma ndez rrjetin me një tjetër pozë edhe më seksi!

Siç dhe e keni marrë vesh tashmë nga Instagrami dhe portalet, Aulona Musta ka marrë disa ditë pushim pas përfundimit të këtij sezoni të “Thumb” duke udhëtuar drejt Kubës, një vend tejet ekzotik e që duhet thënë ka “zilepsur” të gjithë rrjetin me fotot që moderatorja ka postuar.

Por duke qenë se përgjatë gjithë vitit, Aulonën e kemi parë në topformë, angazhimi i saj në palestër duket qartë në fotot me bikini.

Fotoja më poshtë, ka ndezur vërtetë rrjetin duke i ndarë komentuesit në dy kampe. Ata që e quanin foton e Aulonës më provokuese seç duhet dhe të tjerë që e komplimentonin për arritjet në trupin e saj.

Dhe ju e dini, sa herë ka kësi debatesh, Fatma Haxhialiu, është aty për të ndezur edhe më shumë situatën duke i hedhur humor e shumë “piper” komentit të saj.

Vetëm para pak minutash, Fatma ka postuar në Instagram një foto të Kim Kardashian, ku dukshëm tregohen të pasmet e saj, dhe ka vizatuar sipër portretit të Kim, kaçurrelat e saj të famshme. Diçiturën në foto e ka mbajtur njëjtë me atë të Aulonës duke i hedhur mikes së saj një “thumb” nga Tirana e duke bërë që ndjekësit të shkrihen gazit.

Nëse dhe ju keni një mike të vërtetë në jetë, duhet ta dini se situata të tilla janë shumë gazmore e argëtuese, sidomos duke pasur parasysh që nëse është një emërues i përbashkët që lidh Aulonën e Fatmën është pikërisht “thumbi” që ato i hedhin vetes, njëra tjetrës e më pas personazheve apo fenomeneve të cilat ato kanë zgjedhur të komentojnë.