Ledina Çelo: Gjithmonë më kanë pëlqyer burrat më të mëdhenj në moshë… – AlpeGossip
Ledina Çelo: Gjithmonë më kanë pëlqyer burrat më të mëdhenj në moshë…

Ledina Çelo: Gjithmonë më kanë pëlqyer burrat më të mëdhenj në moshë…

E kthyer nga Gjermania për pushime, Ledina Çelo dha një intervistë për “Pushime on Top”. Ajo doli për ditët e kësaj vere që po i kalon në shtëpinë e saj në Durrës, por edhe për jetën në përgjithësi dhe veçanërisht bashkëshortin me të cilin ka 11 vjet diferencë.

“A është problematike diferenca në moshë”, u pyet Ledina e cila tha: “Nuk mund të jap receta sepse varet. Ka vajza që ndihen më të reja kur janë me moshatarët e tyre. Unë personalisht kam 11 vjet diferencë dhe ndihem shumë mirë. Madje që kur kanë nisur pëlqimet e para, në shkollë, më kanë pëlqyer gjithmonë djem më të mëdhenj. Shokët e klasës s`i kam parë me syrin për më shumë. Mbase kjo lidhet edhe me gurën e babait tim, moshën e tij. Ai ishte pak i madh kur më lindën se erdha në jetë aksidentalisht. Me bashkëshortin ndihem shumë mirë. Madje një burrë i mirë është çelësi i një familjeje të lumtur”, tha Ledina.