U kap mat në ambientet e “Top Channel”/ Reagon për herë të parë moderatorja Arjola Shehu (FOTO) – AlpeGossip
U kap mat në ambientet e “Top Channel”/ Reagon për herë të parë moderatorja Arjola Shehu (FOTO)

U kap mat në ambientet e “Top Channel”/ Reagon për herë të parë moderatorja Arjola Shehu (FOTO)

Vetëm pak javë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri televiziv, mirëpo moderatorja Arjola Shehu nuk duket gjëkund në promot e lançuara nga televizioni “Klan”.

Edhe përse moderatorja ngul këmbë se vijon të jetë pjesë e “Klan”, burime për “revistawho.com” zbuluan se ajo po tenton të nënshkruajë një kontratë me televizonin “Top Channel”. Madje, një ditë më parë Arjola Shehu ishte parë në ambientet e këtij televizioni.

Moderatorja ka vendosur të reagojë në lidhje me lajmet e publikuara ditën e sotme. Ajo ka postuar një foto në profilin e saj në “Instagram” ku shfaqet shumë e buzëqeshur dhe krahas saj shkruan: “Ndoshta është thjesht një thashethem”.

Pra, paska një “ndoshta”! Edhe vetë moderatorja duket se nuk e di se cila do të jetë shtëpia e saj për këtë sezon televiziv.