Emina Çunmulaj nostalgjike/ Kujton kohët e vjetra si modele pasarelash (VIDEO) – AlpeGossip
Emina Çunmulaj nostalgjike/ Kujton kohët e vjetra si modele pasarelash (VIDEO)

Emina Çunmulaj nostalgjike/ Kujton kohët e vjetra si modele pasarelash (VIDEO)

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj vite më parë ishte vazhdimisht aktive në pjesëmarrjen në sfilata për markat më të njohura në botë. Kohët e fundit ajo i është përkushtuar më së shumti familjes së saj dhe duket se pasionin dhe profesionin e ka lënë disi pas dore. Ditën e sotme ajo është bërë nostalgjike dhe ka risjellë në kujtesë një nga sfilatat e saj më të suksesshme, vjeshtë-dimër 2005 për ‘Gucci’. Në videon e publikuar, Emina si një modele shumë profesioniste shfaqet shumë e sigurt duke ecur në pasarelë.

Përkrah videos së publikuar në ‘InstaStory’ Emina ka thumbuar disa nga modelet e ditëve të sotme, të cilat bëhen të njohura nëpërmjet ‘Instagram’-it. ‘’Kur ‘Gucci’ ishte ‘Tom Ford’ dhe unë isha ‘jo një modele ‘Instagrami’”, – ka shkruar Emina.

Kujtojmë se sot modelja shqiptare jeton në Amerikë së bashku me bashkëshortin dhe vajzat e saj, Ella Faria dhe Mia Soraya