U ftua për të qenë pjesë e “Dance With Me”/ Zbulohet arsyeja pse këngëtari i njohur refuzoi ftesën e Vera Grabockës (VIDEO) – AlpeGossip
U ftua për të qenë pjesë e “Dance With Me”/ Zbulohet arsyeja pse këngëtari i njohur refuzoi ftesën e Vera Grabockës (VIDEO)

U ftua për të qenë pjesë e “Dance With Me”/ Zbulohet arsyeja pse këngëtari i njohur refuzoi ftesën e Vera Grabockës (VIDEO)

Pak ditë më parë Alketa Vejsiu zbuloi se në sezonin e ri televiziv të “Klan”-it do të rikthehet spektali i kërcimit “Dance With Me 5”.

Përgatitjet kanë nisur dhe bashkë me to edhe përzgjedhja e konkurrentëve. Regjisorja Vera Grabocka ka ftuar këngëtarin e njihur Devis Xherahu për t’u bërë pjesë e spektalit, por ai ka refuzuar publikisht.

Përmes një videoje në Instagram, Devis Xherrahu falenderon regjisoren për ftesën, duke e cilësuar si më të mirën në Shqipëri dhe me keqardhje tregon se ai nuk e ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e edicionit të 5-të të “DWM”.

Këngëtari nuk jep asnjë arsye në këtë video, ndërsa burime për “Blitz.al” kanë mësuar se ai ka probleme shëndetësore. Devisi ka probleme me meniskun e gjurit të djathtë dhe nuk donte të rrezikonte duke e dëmtuar më shumë atë.

Ndërkohë, konkurrentët e parë të “DWM” janë zbuluar javën e kaluar. Çifti i aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga do të jenë bashkë edhe në skenë, për të na shpalosur një tjetër talent të tyre përpos aktrimit, atë të kërcimit.

FALEMINDERIT VERA GRABOCKA..🙏❤️🌹🍷

A post shared by Devis Xherahu (@devisxherahu) on