5 VITE BASHKË/ Çiljeta zbulon gjithçka për bashkëjetesën me Alban Hoxhën: Ja çfarë e shqetëson atë – AlpeGossip
5 VITE BASHKË/ Çiljeta zbulon gjithçka për bashkëjetesën me Alban Hoxhën: Ja çfarë e shqetëson atë

5 VITE BASHKË/ Çiljeta zbulon gjithçka për bashkëjetesën me Alban Hoxhën: Ja çfarë e shqetëson atë

Prej vitesh këngëtarja Çiljeta Xhilaga është në një lidhje dashurie me futbollistin Alban Hoxha, me të cilin u bë kohë që bashkëjeton në shtëpinë e tyre në Tiranë.

Edhe pse tashmë të gjithë e dinë këtë fakt, përsëri Çiljeta dhe Albani preferojnë ta mbajnë sa më larg syrit mediatik marrëdhënien e tyre. Por e ftuar së fundi në “E diell”, Çiljeta është pyetur se kur do ta veshë fustanin e nusërisë në jetën reale, pasi në jetën profesionale e ka veshur shpesh.

“Nuk i dihet. Kam luftuar për dashurinë dhe ia ka vlejt”, është shprehur Çiljeta. Ndërkohë, gjithashtu ka treguar dhe arsyen pse ajo dhe Albani nuk dalin kurrë në intervista bashkë.

Këngëtarja zbulon se Albani nuk dëshiron të shfaqet në ekran e të flasë për këtë histori dhe se ai ka vendosur që ata të mos dalin kurrë çift bashkë në ndonjë intervistë televizive. “Ai ka dëshirë që jeta private të mbetet e tillë, dhe unë po ashtu,” u shpreh Çiljeta.

5 vite bashkë/ Çiljeta Xhilaga zbulon gjithçka për

“Jemi seriozë, s’i kemi qejf këto punë. Mua më ka pëlqyer privatësia dhe Albanit edhe më tepër”, ka thënë Çiljeta.

Ndër të tjera ajo tha se kanë vendosur kështu, pasi shumë çifte të njohur, sipas saj, që janë ekspozuar kështu, janë ndarë si përfundim. Kështu këngëtarja Çiljeta Xhilaga së fundmi ka vendosur të na tregojë pak më shumë në ekran, nga jeta e saj private dhe sidomos marrëdhënia me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxhën.

Para ca kohësh, me anë të një postimi në “InstaStory”, ajo ndau një moment nga loja e fundit në fushë e portierit, duke i thënë publikisht “Të dua”, deklarata që më parë nuk i kishte bërë kaq hapur.

E ky çlirim i Çiljetës e ka një shpjegim dhe bëhet fjalë për sigurinë e fituar në këtë marrëdhënie, në këtë vit të pestë të lidhjes. Këngëtarja pak kohë më parë foli për të parën herë për marrëdhënien e saj 5vjeçare me Alban Hoxhën, portierin e “Partizanit”.

SAKRIFICAT E ÇILJETËS PËR TË DASHURIN FUTBOLLIST, NGA PRANIA NË STADIUM TEK ASISTIMI NË GJYKATË

Kujtojmë që një vit më parë mediat publikuan fotot e saj në ambientet e Gjykatës, ku shkoi për të mbështetur Albanin, pas arrestimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Lidhja e tyre ka pasur uljengritjet e veta, për shkak edhe të ndonjë fotoje të Albanit në club, por që nga vetë këngëtarja ka qenë shumë zhurmë për asgjë.

Historia e Çiljeta Xhilagës me Alban Hoxhën nuk është një lidhje e zakonshme, duke qenë se ata kanë bashkëjetuar bashkë me fëmijët e tyre nga lidhjet e mëparshme, duke vendosur ta njohin njëri-tjetrin kështu.

Gjatë një interviste katër vite më parë, futbollisti Hoxha u ngacmua edhe për lidhjen e saponisur me Xhilagën.

Ishte viti 2016 kur çifti jo vetëm që komentonin hapur njëritjetrin në fotot që postonin në rrjetet sociale, por Çiljeta prej kohësh i ndiqte nga afër ndeshjet e Partizanit dhe bënte tifo për Albanin.

Por pavarësisht faktit se Çiljeta i bëri një deklaratë publike duke e komentuar “Dashuria ime”, kur moderatorët i përmendën Çiljetën, Albani nisi të qeshte duke anashkaluar pyetjen me përgjigjen:

“Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës!”. I pyetur nëse Çiljeta do të ishte apo jo në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” për ta ndjekur në derbin Partizani-Tirana, Hoxha dha një përgjigje që nënkuptonte diçka më shumë, ndërsa u shpreh: “Sigurisht që do të jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë; në një sfidë si kjo e derbit do të jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë!”.

5 vite bashkë/ Çiljeta Xhilaga zbulon gjithçka për

Vetë Albani asnjëherë nuk ka folur hapur për lidhjen me Çiljetën, për faktin se nuk donte të komentohej për lidhjen më shumë sesa për futbollin, ndërkohë që ajo shpesh asiston në ndeshjet e tij duke e ndjekur nga stadiumi. Marrëdhënien e tyre u tha se e zyrtarizuan në vjeshtën e 2018-ës, pikërisht në momentin kur të gjithë mendonin se këngëtarja ishte në një lidhje të komplikuar me të dashurin e saj.

Këngëtarja tregoi për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht, një dhuratë kjo që u tha se ishte e Albanit. Në “Instastory”, Xhilaga postoi foton e duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë, në momentin e zyrtarizimit pa bujë të lidhjes së tyre me fejesë.

5 vite bashkë/ Çiljeta Xhilaga zbulon gjithçka për

E sigurisht që vëmendjen e tërhoi unaza shkëlqyese, gjë që tregonte se marrëdhëniet mes çiftit ishin bërë realisht serioze, pavarësisht faktit se as njëri dhe as tjetri nuk e kishin rrëfyer asgjë publikisht deri në atë moment.

Para një viti, Çiljeta zbuloi gjatë një interviste planet për martesë, ku nuk hezitoi ta shprehte hapur çfarë ëndërronte të realizonte në të ardhmen. Madje, ajo tregoi se dëshironte shumë një ceremoni martesore buzë detit me njeriun e zemrës.

Portieri i Partizanit e prezantoi Çiljetën si të dashurën e tij në festën e një prej ditëlindjeve të saj, një përvjetor ky që e kaloi mes miqve më të mirë. Dy të dashuruarit u kapën mat në një bar pranë zonës së Liqenit Artificial, ku Çiljeta banon këto vitet e fundit.

Gjatë kohës që qëndruan në këtë ambient publik, shkëmbenin puthje e ledhatime në kafe. Portieri i Partizanit dhe këngëtarja janë të dy prindër të vetëm të djemve të tyre.

5 vite bashkë/ Çiljeta Xhilaga zbulon gjithçka për5 vite bashkë/ Çiljeta Xhilaga zbulon gjithçka për5 vite bashkë/ Çiljeta Xhilaga zbulon gjithçka për5 vite bashkë/ Çiljeta Xhilaga zbulon gjithçka për