Sërish bashkë? Adrola Dushi shfaqet me ish-bashkëshortin në rrugët e Tiranës – AlpeGossip
Sërish bashkë? Adrola Dushi shfaqet me ish-bashkëshortin në rrugët e Tiranës

Sërish bashkë? Adrola Dushi shfaqet me ish-bashkëshortin në rrugët e Tiranës

Modelja shqiptare Adrola Dushi pranoi pak muaj më parë lajmin se është divorcuar nga bashkëshorti i saj Adis Patushi.

Ajo është shprehur se ndarja ishte tërësisht paqësore dhe janë gjithmonë bashkë, kur bëhet fjalë për vogëlushin e tyre 5-vjeçar, Troi.

“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona” – tregoi Adrola Dushi.

 

E duket se modelja është treguar shumë e sinqertë në deklaratat e saj, teksa është fotografuar nga “In Tv” në praninë e ish-bashkëshortit. Ata shihen në Tiranë teksa futen në një lokal bashkë me djalin e tyre, Troin.