"NUK DO BËJMË PYETJE NGACMUESE"/ Klea Huta rrëfen të veçantat e emisionit të ri (FOTO) - AlpeGossip
“NUK DO BËJMË PYETJE NGACMUESE”/ Klea Huta rrëfen të veçantat e emisionit të ri (FOTO)

“NUK DO BËJMË PYETJE NGACMUESE”/ Klea Huta rrëfen të veçantat e emisionit të ri (FOTO)

Klea Huta dhe Artan Korenica kanë më shumë se një vit që punojnë për emisionin më të ri në Top Channel. Rreth dy muaj më parë të gjithë menduam se do të quhej “Top of the top” për t’iu përshtatur ekranit në të cilin shfaqet, por sot të ftuar në “Wake Up” dyshja pas emisionit zbuloi se do të quhet “Vip Club”.

“Vip Club” nis këtë të dielë në orën 17:00. Protagonistja e puntatës së parë është modelja Angela Martini. Në vazhdim, emisioni do të rrotullohet rreth një djali, pastaj një vajze, pastaj një tjetër djali e më radhë. Deri më tani, dimë se disa nga personazhet e 12 puntatave janë Fadil Berisha, Emina Cunmulaj, Afërdita Dreshaj, James Biberi, Tony Dovonlani dhe Ermonela Jaho.

Artan Korenica, autori, tha sa ka më shumë se një vit që punon për këtë projekt, kryesisht sepse “s’kanë gjetur momentin e duhur dhe njerëzit e përshtatshëm.” Korenica zgjodhi njerëz që i njihte personalisht dhe e dinte se do t’i përshtateshin formatit. Nga të 12 personazhet, vetëm një violinist i Filarmonisë së Vjenës refuzoi, jo sepse nuk donte, por sepse nuk ndihej komod. “Nuk janë si mendojmë ne,” tha Korenica. “Janë ashtu si do i shihni.”

 

Ndërsa Klea Huta, moderatorja të cilës iu besua emisioni, tha se në “Vip Club” gjithçka është në lëvizje. “Nuk ka bisedë si këtu [në ‘Wake Up’], ulur, rehatuar,” tha ajo. “Personazhet shfaqin anë të ndryshme të vetes përmes pyetjeve të drejtpërdrejta që nuk u lënë kohë të mendohen. Në këtë mënyrë shprehin ç’u vjen në moment.”

Duke marrë parasysh se një pjesë e mirë e emisionit xhirohet në brendësi të shtëpive të protagonistëve, për Klean ishte me rëndësi që edha ata, dhe ajo të ndihej rehat.  “Nuk kemi menduar t’i vëmë në siklet. Nuk mund të shkosh mysafir në shtëpinë e dikujt dhe ta vësh në siklet,” tha ajo. “Ata duhet ta gjenin veten aq komod, sa të tregoheshin të sinqertë. Nuk synonim të bënim pyetje ngacmuese që të ktheheshin lajm në