PAS MARRËDHËNIES VAGINALE/ Gjithçka që duhet të dini rreth SEKSIT ANAL thënë nga një gjinekologe – AlpeGossip
PAS MARRËDHËNIES VAGINALE/ Gjithçka që duhet të dini rreth SEKSIT ANAL thënë nga një gjinekologe

PAS MARRËDHËNIES VAGINALE/ Gjithçka që duhet të dini rreth SEKSIT ANAL thënë nga një gjinekologe

Revista e specializuar Health ka publikuar së fundmi një intervistë me gjinekologen Lauren F. Streicher, drejtoreshë e Center for Sexual Medicine and Menopause në Shkollën e Mjekësisë në Feinberg në Universitetin Northwestern! Gjithçka duhet të dini rreth seksit anal do e lexoni më poshtë dhe kjo thënë nga një specialist e shëndetit seksual.

Seksi anal rrit shancet per t’u prekur nga një infeksion seksualisht të transemtueshëm. Sipas Qendrave të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, “seksi anal është sjellja seksuale më e rrezikshme për transmetimin e HIV “.
Ndryshe nga vagina që ka një mukozë të trashë e elastike e cila i rikthet gjëndjes fillestare edhe pse mund të sjellë një jetë një fëmijë, anusi nuk është ind muskulor. Nëse keni dhimbje apo gjakderdhje duhet të ndaloni menjëherë. Kjo rrit rrezikun e çarjeve të mukozës se anusit duke shkaktuar jo pak probleme shëndetësore.
Indet rektale janë më të hollë dhe nuk kanë të njëjtën elasticitet. Përdorimi i metodave mbrojtëse është shumë i rëndësishëm, pasi veç shtatzënive të padëshiruara, në këtë rast shanset janë thuajse 0.1 % dhe pse ka raste (lexoni këtu) , ekziston ende rreziku i SST-ve. Gjatë aktit mund të ndodhë që lëkura rreth anusit të çahet duke rritur rrezikun për infeksionet seksualisht të transmetueshme. (gonorreja rektale, klamidia anale dhe HIV).

Gjithashtu gjinekologia shton se asnjëherë nuk mund të bëni seks anal e më pas vaginal pasi mund të transportoni bakteret e anusit në vaginë duke rrezikur të prekeni nga infeksionet e traktit urinar. Burimi: Health