Ndoshta emri Arbër Gjikolli nuk ju thotë gjë, por Big Bang Beats po. Producenti pas shumicës së këngëve të Gjikos, vëllait të tij – dhe jo vetëm – Arbër Gjikolli i propozoi të dashurës së tij, Blerina Bokshit në Paris dhe mori përgjigjen e dëshiruar: Po!
Gjikolli postoi në Instagram një foto nga momenti i lumtur, ku vihet re tashmë e fejuara e tij që e puth. Në sfond, kulla Eifel.
Blerina postoi të njëjtën foto me përshkrimin, “S’dua të ndaloj së krijuari kujtime me ty. Të dua.”