JANË TË DASHURUAR? “MC Kresha” flet për herë të parë për lidhjen me Fifin: Për momentin…(FOTO) – AlpeGossip
JANË TË DASHURUAR? “MC Kresha” flet për herë të parë për lidhjen me Fifin: Për momentin…(FOTO)

JANË TË DASHURUAR? “MC Kresha” flet për herë të parë për lidhjen me Fifin: Për momentin…(FOTO)

Pas performancës së Kreshës dhe Fifit në “Kënga Magjike” kanë nisur thashethemet se dyshja janë në një lidhje. Gjatë interpretimit të këngës “Psikopatja jote”, Fifi dhe Kresha patën shumë kimi dhe shikimet mes tyre ishin shkaku i këtyre thashethemeve.

Në një intervistë për “Thumb” pak ditë më parë Fifi u përgjigj se jeta e tyre private nuk i përket askujt, ç’ka i nxiti edhe më shumë fjalët duke qenë se këngëtarja as e mohoi dhe as e pohoi.

Megjithatë Kresha mbrëmë i ka dhënë fund thashethemeve pasi i ftuar në emisionin “N’drrimi i natës” në Klan Kosova, reperi ka thënë se nuk është në lidhje për momentin.