TRENDI I SEZONIT/ Këto janë 6 ngjyrat e flokëve që do të bëjnë namin këtë dimër – AlpeGossip
TRENDI I SEZONIT/ Këto janë 6 ngjyrat e flokëve që do të bëjnë namin këtë dimër

TRENDI I SEZONIT/ Këto janë 6 ngjyrat e flokëve që do të bëjnë namin këtë dimër

Bjonde, të kuqe, të zeza apo me ombre, si duhet t’i bëjmë flokët këtë dimër? Njëra nga parukieret më të famshme të femrave më me stil në botë si: Kate Hudson, Nicole Kidman dhe Priyanka Chopra sugjeron këto 7 ngjyra  që duhet të mbani këtë dimër.

1.Ngjyrë mjalti

Ngjyrën e verës mund ta përforconi me ngjyrën e ëmbël të mjaltit. Balanca mes kafes dhe bjondes së hapur do t’ju japë një tjetër pamje në look-un tuaj këtë dimër. Kjo ngjyrë nuk është shumë drastike dhe duket e pabesueshme në një sërë tonesh të lëkurës. Plus, kush nuk dëshiron të njëjtën ngjyrë të flokëve si Beyoncé?

2.Karamel i ëmbël

Sipas parukjeres së famshme të gjitha brunet duhet të shtojnë tonet e karamelit me çokollatë për një pamje më të ngrohtë këtë dimër.

3.Bjonde e ndritshme

Edhe pse tingëllon pak çuditshëm në muajt e dimrit në të vërtetë flokët bjondë nxjerrin në pah ndriçimin gjatë dimrit për të dhënë iluzionin e diellit.

4.Çokollatë e zezë

Në muajt e ftohtë brunet do të shtojnë më shumë dimensione të ngjyrës së errët, si një kafe me çokollatë ashtu si Meghan Markle apo Priyanka Chopra.

5.Bakër i ndezur

E kuqja e sezonit është larg nga ngjyra tipike e xhinxherit,prandaj shtojuni flokëve tuaj të kuq disa fije bakri dhe ngjajini Debra Messing dhe Emma Stone.

6.Kafe e theksuar

Këtë dimër parashikohet se ngjyra kafe do të jetë më e bujshmja e sezonit. E kush nuk dëshiron në fund të fundit që flokët t’u përputhen me kafenë?