Fejesa e Justin Bieber me Hailey/ Selena s’tha asnjë fjalë, por ish-i i Baldwin NUK E LA ME KAQ (FOTO) – AlpeGossip
Fejesa e Justin Bieber me Hailey/ Selena s’tha asnjë fjalë, por ish-i i Baldwin NUK E LA ME KAQ (FOTO)

Fejesa e Justin Bieber me Hailey/ Selena s’tha asnjë fjalë, por ish-i i Baldwin NUK E LA ME KAQ (FOTO)

Këngëtari Shawn Mendes, për të cilin raportohej se kishte një simpati të veçantë për modelen Hailey Baldwin, ka treguar se si ka reaguar pasi lajmit për fejesën e saj me Justin Bieber.

19-vjeçari i cili në Met Gala ishte i shoqëruar nga Hailey, ka thënë se i kishte shkruar asaj një mesazh urimi.

“I shkrova Hailey-t të nesërmen dhe i thashë ‘urime’. Kjo është e tëra. Mendoj se të gjithë duan të ketë më shumë nga kjo histori, por nuk ka”, ka thënë Shawn në një emision australian.

Shawn dhe Hailey u përfolën për një lidhje romantike, mirëpo ata i mohuan të gjitha raportimet duke u shfaqur bashkë në Met Gala.

Pavarësisht se dyshja deklaruan se janë vetëm miq, Hailey i fshiu të gjitha fotografitë me Shawn nga Instagrami i saj, pasi nisi të dilte me Justin. Pse duhet t’ia bënte këtë ‘shokut’?