Sërish konkurrent/ Ermali i mbyll gojën Luana Vjollcës: Je xheloze… (FOTO) – AlpeGossip
Sërish konkurrent/ Ermali i mbyll gojën Luana Vjollcës: Je xheloze… (FOTO)

Sërish konkurrent/ Ermali i mbyll gojën Luana Vjollcës: Je xheloze… (FOTO)

Gjatë sezonit të kaluar televiziv të gjithë ishit dëshmitarë të “luftës” së Ermalit dhe Luanës për audiencë. Komentet e deklaratat e tyre për njëri-tjetrin bënë bujë dhe dy moderatorët e kthyen të gjithë vëmendjen nga vetja. Me mbarimin e sezonit televiziv menduat se konkurrenca mbaroi, por nuk ka ndodhur kështu.

Ditën e sotme Ermali ka postuar një foto nga pushimet në Saint Tropez ku shfaqet duke pozuar me këmishën e hapur në një jaht. “Hajde Arabi hajde. Ku je o Brad Pitt ku je”, është përshkrimi që i ka vendosur Ermali fotos.

“Prapë duke kopjuar ti ë?”, i komenton Luana të cilës Ermali i përgjigjet: “Pse bëhesh xheloze? Jo vetëm ti ke gjoks”, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime të shumta në hapësirën e komenteve të kësaj fotoje.