2019 VJEN ME RISI/ Ja çfarë duhet të keni parasysh kur bëni grim – AlpeGossip
2019 VJEN ME RISI/ Ja çfarë duhet të keni parasysh kur bëni grim

2019 VJEN ME RISI/ Ja çfarë duhet të keni parasysh kur bëni grim

Gjatë vitit 2018 pamë tendenca nga më të ndryshme të ‘makeup-it’. Shumica u frymëzuan nga ‘Kardashians’, por këtë vit duket se këto trende do të ndryshojnë.

Më poshtë ju sjellim disa nga konturet që do të jenë në modë në vitin 2019:

  1. Mollëza të skuqura në vend të konturimit.

Ky nuk është viti i parë që artistët e ‘make up-it’, janë duke u përpjekur të refuzojnë konturimin në jetën e përditshme dhe viti 2019 do të jetë një tjetër përpjekje për të mohuar këtë prirje popullore. Mollëzat e skuqura do të zëvendësojnë konturet e rënda në vitin 2019.

  1. ‘Make up’ natyral.

Në vitin 2019 fondatinat e dendura të kozmetikës që mbulojnë gjithçka do të zëvëndësohen me ato gjysmë transparente. Motoja e këtij viti është ‘Fytyrë më natyrale’.

  1. Buzëkuqet në ngjyrë kafe do të kenë përparësi.

Ngjyra kafe tek buzët, e cila ka qenë në modë në vitet ’90 do të jetë sërish në trend këtë vit, duke lënë pas ngjyrën vishnje, ngjyrën rozë dhe nuancat e saj.

  1. Dritë e lehtë e lëkurës duke lënë pas ‘highlighter-at’ e theksuar.

Viti 2018 ishte gjithashtu një kohë për përdorimin e tepërt të ‘highlighter’. Vajzat krijonin pikat kryesore në fytyrë që pothuajse mund të shiheshin nga larg. Tendenca kryesore e vitit të ardhshëm është korrigjimi i këtij ‘make up-i’, për të caktuar prioritet një fytyrë “të pastër” me një shkëlqim të natyrshëm./revistawho.com