Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.
Së fundmi Xhensila ka kaluar një moment shumë të sikletshëm në një nga koncertet e saj të fundit. Nga video-ja që ka qarkulluar në rrjete sociale duket që një nga fansat gjatë koncertit ka tentuar ta puthë në buzë, por një gjë e tillë nuk u lejua të ndodhte nga vetë këngëtarja dhe truproja e saj. Xhensila është ndjerë shumë keq pas kësaj dhe menjëherë ka reaguar duke iu drejtuar me disa fjalë atij personit.
Së fundmi bashkëshorti dhe partneri i zemrës së saj, Bes Kallaku ka festuar ditëlindjen dhe urimi i Xhensilës për të në rrjete sociale nuk kishte si të mungonte. Këngëtarja ka zgjedhur ta uroj me një foto ku duken të tre të përqafuar bashkë me vajzën e tyre, Ajka dhe ka shkruar një urim të gjatë dhe shumë emocionues për të.