Të famshmit shqiptarë që “tallen” me peshën dhe fizikun e tyre (FOTO) – AlpeGossip
Të famshmit shqiptarë që “tallen” me peshën dhe fizikun e tyre (FOTO)

Të famshmit shqiptarë që “tallen” me peshën dhe fizikun e tyre (FOTO)

“Si mendoj se dukem dhe si dukem në të vërtetë”! Kjo shprehje ka pushtuar të gjitha rrjetet sociale dhe herë pas herë përdoret edhe nga personazhe të njohur publikë, të cilët nuk e kanë problem të bëjnë shaka për fizikun apo kilogramët e tepërt që kanë.

Në përgjithësi, ata persona që bëjnë shaka të tilla, janë persona që e kanë pranuar veten si të tillë, nuk ndihen në siklet për ato kilogramët e tepërt dhe janë gazmorë.

Të tillë ka shumë në ekranin shqiptar, vetëm se duhet të zhbilirosh pak profilet e tyre në rrjetet sociale për të parë se çfarë mendojnë të famshmit për fizikun e tyre. “Iconstyle.al” sjell disa nga personazhet e njohur që “tallen” me peshën dhe fizikun e tyre:

Ledion Liço
Batutat e tij kur kërkon ndjesë për modelin e flokëve që kishte para shumë vitesh, apo kur i tejkalon disi kaloritë gjatë fundjavës, nuk mungojnë në “Instagram”, aty ku Ledioni publikon thuajse çdo ditë dhe është i hapur me fansat e tij. “Historia e jetës time”, shkruan ai teksa publikon foton e një maceje të trishtuar që sheh sesa shumë është shëndoshur pas fundjavës.

Olti Curri
Është i pari që e ka kthyer në humor diskutimin e tij për peshën, aq sa ua lejon edhe të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë, kryesisht miqve.

 

Xhemi Shehu
Fotoja më e veçantë që publikoi moderatorja, ishte kur preu baluket dhe iu desh të krahasonte veten më këtë kafshë, për të treguar sesa vuante për të rregulluar baluket çdo ditë: Vetëm kjo ma di hallin e balukeve!

Florian Binaj
Humori i tij nuk mbetet thjesht në ekranin e Top Channel. Aktori përdor rrjetin social “Instagram” për të bërë krahasime gjatësie me kolegun: Shef Kola dhe Miri.

 

Arbana Osmani
Palestra është një tjetër subjekt që përdoret nga të famshmit për të bërë shaka dhe Arbana ka ditur sesi të tregojë se i mungon dëshira për t’u stërvitur.

 

Fifi
Edhe këngëtarja na ka treguar që është në dietë, por kur vjen puna te picat, ajo i thotë ditës “Mu hiq qafe”!