“E fyeu rëndë”! Fansat kritikojnë performancën Justin Timberlake (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“E fyeu rëndë”! Fansat kritikojnë performancën Justin Timberlake (FOTO+VIDEO)

“E fyeu rëndë”! Fansat kritikojnë performancën Justin Timberlake (FOTO+VIDEO)

Justin Timberlake performoi këngën “I Would Die 4 U”, në përkujtim të ikonës së muzikës Prince, në gjysmëfinalen e “Super Bowl”. Gjatë kohës që ai këndonte, një video nga pas tregonte këngëtarin e ndjerë duke performuar.

Ndërsa imazhi ishte i projektuar në një copë të bardhë, është e paqartë nëse Prince do të ishte i kënaqur me interpretim e hitit të tij të vitit 1984, nga Timberlake.

Thashethemet nisën në fillim të javës së kaluar, ku u përfol se do të jepej një pamje 3D e Prince, e krijuar përmes efekteve vizuale të lazerave apo dritave, gjatë performancës së Justin Timberlake.

Por duket se organizatorët kanë hequr dorë nga ideja, qëkur Prince e krahasoi dikur idenë e rimishërimit në skenë si një “djallëzor” tri-dimensional.

Timberlake u shfaq i ulur në piano, ndërsa projektori tregonte pamjen e Prince duke kënduar.

Ndjekësit në “Twitter” reaguan për ngjarjen dhe komentet nuk janë aspak pozitive.

 

Dikush shkruante se, ata që e njihnin Prince-n, e dinin që ai nuk do ta pranonte nderimin e Timberlake.

Ndërsa persona të tjerë të njohur shkruan, se Justin “fyeu nderin e Prince”.

Videon shikojeni ketu