Një fëmijë 13-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:20 në parkun Ystrad Mynach, në jug të Uellsit.
I mituri i identifikuar si Carson Price u shoqërua në spital, por mjekët e shpallën të vdekur, ndërsa policët të cilat janë duke vijuar hetimet, nuk kanë evidentuar ende një shkak për vdekjen e djalit.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe nëna e të miturit, e cila në një postim në facebook, shkruan:
“Unë jam shkatërruar, fëmija im shkoi. Jeta ime ka mbaruar”.
Kjo ka sjellë reagimin e shumë njerzëve, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet në komente.
Disa vijojnë si më poshtë:
“Ne të gjithë jemi shkatërruar nga kjo humbje tragjike”.
“Unë jam i sigurt se të gjithë në bashkësinë tonë do të bashkohen me ju në ndarjen e dhimbjes sonë më të thellë me miqtë dhe familjen e nxënësit në këtë kohë të tmerrshme”.
Një këmbësor tha se ishte ‘tronditur’ nga ajo që kishte ndodhur.
“Ka qenë gjithmonë një park i qetë. Nuk mund të besoj se diçka kaq e tmerrshme ka ndodhur këtu. Unë jam i tronditur të jem i sinqertë.”
Shefi Detektiv, Sam Payne, i cili po udhëheq hetimin tha:
“Në këtë kohë janë duke u zhvilluar hetime dhe hetimi për vdekjen e këtij të riu është ende në fazat e hershme. Specialistët po punojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.”