NJË MUAJ PAS LINDJES SË VAJZËS/ Anjeza Shahini i rikthehet punës (VIDEO) – AlpeGossip
NJË MUAJ PAS LINDJES SË VAJZËS/ Anjeza Shahini i rikthehet punës (VIDEO)

NJË MUAJ PAS LINDJES SË VAJZËS/ Anjeza Shahini i rikthehet punës (VIDEO)

Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë në fillim të muajit mars, pasi solli në jetë vogëlushen e pagëzuar me emrin Victoria Kelis Connolly.

Ndërkohë këngëtarja e njohur shqiptare është zhvendosur prej kohësh në Angli, ku jeton me bashkëshortin e saj, diplomatin Paul Edward Conollyn.

Por pavarësisht se larg vendit të saj, ajo ende vazhdon që të angazhohet në muzikë.

Ishte vetë këngëtarja që na shoi kuriozitetin përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet një vajzë duke kënduar.

Në postim ajo falënderon këngëtaren shqiptare, me të cilën duket se është trajnuar për të përmirësuar vokalin e saj.

“Është një kënaqësi absolute të punosh me të ty dashuri. Faleminderit për vlerësimin”, shkruhet në postim.

 

Talentin dhe eksperiencën e saj në muzikë Anjeza duket se po ia transmeton brezave më të rinj përmes orëve të mësimit privat, që duket se i është rikthyer vetëm 1 muaj pas lindjes.