PENDOHET KEJVINA/ Shihni ç’thotë për largimin e papritur nga "Xing me Ermalin" (FOTO) - AlpeGossip
PENDOHET KEJVINA/ Shihni ç’thotë për largimin e papritur nga “Xing me Ermalin” (FOTO)

PENDOHET KEJVINA/ Shihni ç’thotë për largimin e papritur nga “Xing me Ermalin” (FOTO)

Bukuroshja bjonde, Kejvina Khella, u bë shumë e njohur që pas pjesëmarrjes në emisionin shumë të dashur për publikun ‘Xing me Ermalin’. Ajo ishte velina e emisionit dhe mori vëmendjen e të gjithëve jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për gafat plotë humor.

Siç dihet para disa javësh Kejvina u largua nga emisioni i njohur dhe vendin e saj e zuri modelja kaçurreles, Belinda Dragoti. Mirëpo, ende pa kaluar shumë kohë duket se bukuroshja bjonde është penduar pasi së fundmi ka treguar se e ka marr shumë malli për emisionin dhe për stafin.

“A të mungon Xing me Ermalin? A të mungon  dashuria e publikut dhe a të mungojnë sfidat?”, e ka pyetur njëri nga fansat në Instastory.

“Normale që më mungon. Do më mungoj gjithmonë, kam punuar me stafin më cool në Klan. Edhe publiku më mungon shumë, sidomos kur qeshnim sa herë hyja unë në skenë se prisnin gafat e mija edhe unë nuk i zhgënjeja kurrë.”,ka shkruar në postim Kejvina duke e shoqëruar me një zemër.