“VAJZË APO DJALË?” Sara Hoxha sapo na tregoi se çarë gjinie do donte ta kishte fëmijën e dytë (FOTO) – AlpeGossip
“VAJZË APO DJALË?” Sara Hoxha sapo na tregoi se çarë gjinie do donte ta kishte fëmijën e dytë (FOTO)

“VAJZË APO DJALË?” Sara Hoxha sapo na tregoi se çarë gjinie do donte ta kishte fëmijën e dytë (FOTO)

Ledri dhe Sara Hoxha janë padyshim një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar. Ata po e shijojnë në maksimum periudhën e bukur pas ardhjes në jetë të së bijës, Poem Blu.

Dyshja janë mjaft aktivë në rrjetet sociale ku ndajnë me ndjekësit momente me bebushen e tyre.

Poem Blu i ka zbukuruar jetën, ndaj Sara është më shumë se e bindur se fëmijën e saj të dytë e do sërish vajzë. Ajo ka dëshirë ta bëjë Poemin me një motër, megjithatë kjo është në dorën e tjetërkujt.

E pyetur në InstaStory nga ndjekësit nëse fëmijën tjetër e dëshiron vajzë apo djalë, Sara u përgjigj pa pikë hezitimi: “Vajzë”

Epo s’thonë kot, kush ka vajza botën ka!

Më herët, Sara ka treguar për ndjekësit e saj se ka pasur momente “down” pas lindjes, megjithatë gjithçka ka kaluar me kohën.

“Shumë, por e di që thonë se çdo gjë kalon dhe harrohet? Shumë e vërtetë!”, i përgjigjet Sara, duke i dhënë kështu një këshillë të gjitha nënave të reja ose vajzave që presin të bëhen shumë shpejt nëna.

Poem është kthyer në bebushin më të dashur e më të komentuar në Instagram, që ka “rrëmbyer” fansat e mamit dhe babit dhe e ka të gjithë vëmendjen për vete.