“NUK I SHPËTOVA DOT”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” flet për incidentin me makinë: M’u dhimbs… – AlpeGossip
“NUK I SHPËTOVA DOT”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” flet për incidentin me makinë: M’u dhimbs…

“NUK I SHPËTOVA DOT”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” flet për incidentin me makinë: M’u dhimbs…

Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Gilberta Simoni, vijon të jetë mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Ajo herë pas here bën biseda virtuale me ndjekësit e saj, ku nuk përton që t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve kurioze të tyre.

Një ditë më parë një ndjekës e ka pyetur në lidhje me një incident që ajo ka pasur me Ilirin, gjatë udhëtimit me makinë.

“Shpresoj të ketë kaluar pa problem incidenti që patët e të jeni shëndoshë e mirë”, i shkruan fansi, të cilit Gilberta i përgjigjet: “Problem pati vetëm makina. Kur erdhën ta merrnin mu duk si ambulanca që merr të sëmurin. M’u dhimbs, por u shërua shpejt”.

“Nuk i shpëtova dot...”/ Ish-konkurrentja e

Më pas të tjerë e kanë pyetur nëse e do vërtetë Ilir Larën, me të cilin doli bashkë nga programi i dashurisë. E mesa duket gjërat mes tyre po shkojnë shumë mirë.

“Po. Nuk i shpëtova dot sharmit të tij”, i përgjigjet menjëherë ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”.

“Nuk i shpëtova dot...”/ Ish-konkurrentja e