“Isha në panik”/ 49-vjeçarja mban foshnjën që ka ndërruar jetë 5 vite në një dollap – AlpeGossip
“Isha në panik”/ 49-vjeçarja mban foshnjën që ka ndërruar jetë 5 vite në një dollap

“Isha në panik”/ 49-vjeçarja mban foshnjën që ka ndërruar jetë 5 vite në një dollap

Një grua është arrestuar pasi u mor vesh se kishte mbajtur foshnjën e saj të vdekur nëpër dollapët në stacionin e trenit për 5 vjet rresht.

48-vjeçarja u arrestua të martën për fshehjen e trupit të foshnjës së saj të vdekur në një dollap udhëtarësh në Tokio.

Një zëdhënës i policisë tha se e dyshuara braktisi trupin e një fëmije brenda në dollap me kyç,” pranë Stacionit Uguisudani.

Sipas mediave lokale, 49 vjeçarja e papunë rrëfeu se ajo e kishte fshehur trupin nëpër dollapë afër stacionit pasi foshnja e saj lindi e vdekur “katër ose pesë vjet më parë”.

Ajo u shpreh për mediat:

Isha në panik pasi kisha sjellë në jetë një fëmijë që nuk ishte i gjallë, kështu e mbajta trupin pasi nuk mund ta varrosja.”
Gruaja vendosi të vetë-dorëzohej në policia pasi e përzunë nga shtëpia ku ishte duke qëndruar. Ajo e kishte harruar çelësin tek shtëpia dhe nga frika se mos dikush e zbulonte trupin, vendosi që të flasë vetë përpara.