YLLI I SERIALIT TË NJOHUR AKUZOHET PËR PËRDHUNIMIN E 3 FEMRAVE/ Rrezikon burgun e përjetshëm (FOTOT) – AlpeGossip
YLLI I SERIALIT  TË NJOHUR AKUZOHET PËR PËRDHUNIMIN E 3 FEMRAVE/ Rrezikon burgun e përjetshëm (FOTOT)

YLLI I SERIALIT TË NJOHUR AKUZOHET PËR PËRDHUNIMIN E 3 FEMRAVE/ Rrezikon burgun e përjetshëm (FOTOT)

Ylli i serialit të njohur “That ’70s Show” Danny Masterson, është akuzuar për përdhunimin e 3 femrave të ndryshme.

Avokati i Qarkut në Los Angeles, Jackie Lacey njoftoi se aktori është akuzuar për dhunimin me forcë të tre grave në incidente të ndryshme që kanë ndodhur midis viteve 2001 dhe 2003.

Ndaj Masterson, 44 vjeç, qëndron akuza për përdhunimin e një gruaje asokohe 23-vjeçare midis janarit dhe dhjetorit 2001.

Ai gjithashtu akuzohet për përdhunimin e një gruaje 28-vjeçare në prill 2003 dhe diku midis tetorit dhe dhjetorit të atij viti për dhunimin e një gruaje, asokohe 23 vjeçe, të cilën zyrtarët thonë se ai e kishte ftuar në shtëpinë e tij në Hollywood Hills.

Të gjitha krimet e pretenduara kanë ndodhur në shtëpinë e të pandehurit, tha Zëvendës Prokurori i Qarkut Reinhold Mueller i Divizionit të Krimeve Seksuale, i cili po ndjek çështjen.

Masterson, i cili u mor në paraburgim të mërkurën rrezikon dënimin me 45 vjet deri në burg të përjetshëm.

Nuk dihet kush janë viktimat e pretenduara apo nëse janë të lidhur me një proces gjyqësor të mëparshëm.

Masterson është martuar me aktoren dhe modelen Bijou Phillips që nga viti 2011.

Avokati i tij Tom Tomere tha në një deklaratë se klienti i tij është i pafajshëm:

“Z. Masterson është i pafajshëm dhe ne kemi besim se ai do të shfajsohet kur të gjitha provat të dalin përfundimisht në dritë dhe dëshmitarët të kenë mundësinë të dëshmojnë.