Ditët e fundit në mediat online ka qarkulluar lajmi se Beyonce është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të katërt.
Këto dyshime lindën fillimisht pasi gjatë koncertit në Itali ajo preku barkun dhe po shikonte fansat e saj. Të njëjtin veprim Beyonce ka bërë edhe në vitin 2011 kur konfirmoi shtatzëninë me vajzën e saj, Blue Ivy.
Mirpëpo disa foto të publikuara së fundmi nga “Daily Mail” na bindin se këto thashetheme janë të vërteta dhe nuk ka dyshime se Beyonce është duke pritur fëmijën e saj të katërt.
Ditën e martë ajo është fotografuar teksa po dilte nga një restorant në Kanë të Francës dhe ishte në shoqërinë e bashkëshortit dhe vajzës së saj, Blue Ivi.
36-vjeçarja shfaqet në këto foto e veshur me një fustan të gjerë, me dizajn lulesh dhe e kapur përdore me bashkëshortin, ndërsa në sy bie barku i saj i fryrë, i cili është i dukshëm edhe përtej fustanit të gjerë.
Këto foto na bënë të gjithëve të besojmë se Beyonce është në pritje të ëmbël, por gjithsesi pritet reagimi i saj për t’i konfirmuar apo përgënjeshtruar këto lajme.