Enca mund të mos flasë me Noizy-n, por pjestarët e OTR-së ende kanë shumë dashuri për të! – AlpeGossip
Enca mund të mos flasë me Noizy-n, por pjestarët e OTR-së ende kanë shumë dashuri për të!

Enca mund të mos flasë me Noizy-n, por pjestarët e OTR-së ende kanë shumë dashuri për të!

Ka qenë një nga ndarjet më të bujshme profesionale në botën e showbizit shqiptar: Enca s’është më pjesë e OTR-së dhe as nuk flet më me Noizyn.

Dyshja pati një krisje para një viti më parë që çoi në shkëputjen e tyre megjithatë kurioziteti i publikut për ndonjë detaj që i lidh të dy, mbetet sigurisht i lartë.

Teksa Enca është futur për të bërë një video live në Instagram, për të komunikuar me fansat, aty ka shkruar Çiljeta, tjetër pjesëtare e OTR-së. Kjo e fundit i ka dhuruar dy zemra, duke na lënë të kuptojmë se gjërat shkojnë ende shumë mirë mes tyre.

Rreth e rrotull thuhet se zyrtarisht vendin e Encës në OTR tashmë e ka modelja Oriola Marashi e cila do të sjellë edhe një këngë brenda këtij viti.