DY MUAJ PAS LAJMIT SE PARTNERI ËSHTË I PËRFSHIRË NË PAZARE DROGE/ Suada Sherifi i rikthehet rrjeteve sociale (FOTO) – AlpeGossip
DY MUAJ PAS LAJMIT SE PARTNERI ËSHTË I PËRFSHIRË NË PAZARE DROGE/ Suada Sherifi i rikthehet rrjeteve sociale (FOTO)

DY MUAJ PAS LAJMIT SE PARTNERI ËSHTË I PËRFSHIRË NË PAZARE DROGE/ Suada Sherifi i rikthehet rrjeteve sociale (FOTO)

Ish-Missi shqiptar, Suada Sherifi, ka qenë shumë e rezervuar në rrjetet sociale për të zbuluar identitetin apo imazhe të bashkëshortit të saj.

Ishte “iconstyle.al” që zbuloi në qershor të 2017-s identitetin e partnerit të saj, Eldi Dizdarit, me të cilin tre muaj më pas ajo vendosi që të publikonte video gjatë festimeve për 1-vjetorin e vajzës.

Emri i tij tërhoqi vëmendjen e medias për përfshirjen në ngjarjen që ndodhi më 4 tetor në një lokal në ish-Bllok, ndërsa ndodhet në kërkim nga policia.

Ndërsa Suada nuk ka bërë asnjë deklaratë për ngjarjen, ish-Missi i rrikthehet mediave sociale rreth 2 muaj pas lajmit.

Sherifi publikoi një video në Insta Story, ku shfaqet duke kënduar në makinë, ndërsa kërkon që vëmendjen ta kemi me fytyra e saj perfekte pas trajtimit të bërë në një klinikë.

Kujtojmë se pas publikimit të lajmit lidhur me partnerin e saj, ajo vendosi që të ndalonte komentet në fotot e saj në Instagram.

Mediat zbuluan se Eldi Dizdari është në kërkim nga policia për të dhënë shpjegime, pasi ai është personi që pati një konflikt të fortë me Ervin Matën, partnerin e Elvana Gjatës.

Sipas burimeve policore dyshja pati një konflikt jashtë lokalit, rreth 30 minuta para se të ndodhte përplasja me armë. Shkak i mosmarrëveshjes dyshohet një sasi e konsiderueshme kokaine. Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe mes tyre për sqarim hyri biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin ku ndodhi ngjarja.